Nexus i ri i Google do të jetë i shpejtë aq sa edhe Galaxy Note 7
Google do të lansojë disa telefona HTC nën markën e saj Nexus gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa kanë rrjedhur specifikat e tij, që duket se do të jetë super i fuqishëm, aq sa edhe smartfoni i ri Samsung Galaxy Note 7, transmeton koha.net.
I zbuluar nga faqja Weibo, ky smartfon është listuar si HTC Sailfish. Google Nexus 2016 do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM dhe 32GB hapësirë memorie.
Sistemin operativ do ta ketë Android NMR1, që është shkurtesa e versionit të fundit Nougat, transmeton koha.net.
Ky smartfon është shumë i ngjashëm me Galaxy Note 7 e Galaxy S7 kur vije puna te specifikat, por se ka avantazh sistemin operativ.
Ekranin do ta ketë Full HD me rezolucion 1920 x 1080, kamerën nga prapa 13 megapixel ndërsa nga para 8 megapixel.