Apple heqë dorë nga prodhimi i iPad Mini

Apple heqë dorë nga prodhimi i iPad Mini

Ditët e tabletit që ishte paraqitur në treg në vitin 2012, iPad Mini, së shpejti mund të jenë të numëruara.

Sipas raportimeve më të reja, kompania Apple pritet të heqë dorë nga prodhimi i mëtejmë i kësaj pajisjeje, transmeton KosovaPress. Vendimi i Apple për mos prodhimin e iPad Mini vjen si rezultat i fokusimit të kompanisë në prodhimin e telefonave më të mëdhenj të mençur, si dhe iPad më të lehtë dhe më të hollë.

Kompania Apple, po ashtu, për një kohë të gjatë nuk ka prezantuar versionin më të ri të iPad Mini, derisa në shitje ndodhet vetëm versioni i vjetër. Ende nuk është bërë e ditur se kur pajisja do të ndalojë përfundimisht së prodhuari dhe nëse çmimi i saj do të lirohet në të ardhmen.

Shpërndaje në: