Facebook lufton bllokuesit e reklamave
Facebook dëshiron ta bëjë më të vështirë për njerëzit që të bllokojnë reklamat nga sajti i tyre.
Rrjeti gjigant social thotë se është duke ndryshuar dizajnin e reklamimeve për të zvogëluar efikasitetin e aplikacioneve që bllokojnë reklama, të cilat e zvogëlojnë numrin e reklamave që përdoruesit shohin në këtë sajt.
Facebook thotë se ka vendosur që të ndryshojë dizajnin e reklamimit, pas një hulumtimi me përdoruesit e saj mbi reklamat online.
Kompania e miliarderit Mark Zuckerberg thotë se më shumë se dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se përdorin aplikacione për bllokimin e reklamave, sepse ju shfaqen reklama të padëshiruara e me përmbajtje jo të mirë në llogarinë e tyre, transmeton koha.net.
“Kur ne kemi pyetur njerëzit se përse përdorin softuerë që bllokojnë reklamat, arsyeja kryesore e tyre është që të ndalin reklamat e bezdisshme dhe atyre me përmbajtje jo të mirë”, ka thënë nënkryetari i reklamave dhe biznesit në Facebook, Andrew Bosworth.
Në korrik, Facebook ka zbuluar se më shumë se 6.2 miliardë dollarë nga fitimi i tyre në tre muajt paraprak ka ardhur nga reklamat, dhe vetëm 200 milionë dollarë nga burimet e tjera.
Si mënyrë për të bindur njerëzit që të mos përdorin softuerë të bllokimit të reklamave, atyre do t’u lejohet që të kontrollojnë llojin e reklamave që dëshirojnë të shohin duke zgjedhur dhe ndaluar subjektet të papërshtatshme për ta.