Të ushqyerit në mëngjes ka shumë rëndësi për shëndetin
Pasi të zgjohemi, truri dhe trupi kanë nevojë për ushqime që japin energji!
Njerëzit që hanë mëngjes janë më imunitet me të shëndosh dhe ka gjasa që ata të kenë sëmundje më të pakta, në krahasim me ata që nuk hanë mengjes. Është zgjedhja e juaj e preferuar se çfarë mund të konsumoni para se të filloni ditën.
Sandviçi i shëndetshëm
Në një rriskë bukë integrale lyeni pak gjalpë, vendosni edhe 2 rriska proshutë gjeldeti ose 2 lugë ton, 2 rriska domate dhe në majë pak djathë. Shërbehuni me jogurt probiotik, transmeton Kosova Sot.
Drithëra me pemë
Në një enë hidhni qumësht, shtoni drithërat e preferuara dhe hidhni disa pjesë me banane ose mollë dhe shtoni pak lajthi ose arra. Hidhni pak kanellë dhe kënaquni.
Vezë me perime
Vezët kanë një burimi të mirë të proteinave. Derisa të zihet, preni një trangull, merrni 2 gjethe sallatë dhe 2 rriska domate.
Hidhni pak vaj ulliri e në majë, vezës së zier i hidhni pak kripë. Merrni një rriskë bukë integrale dhe çaj të gjelbër.
Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju konsumoni 2000 kalori në ditë 500 prej tyre duhet të jenë proteina. Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj./Periskopi/