Arti i bukur është drita e hapur e mendjes

Arti i bukur është drita e hapur e mendjes

Arti i bukur është “pirgu” më i lartë i krijuesit. Këtë “kataklizëm bombastik” e kanë vetëm ata krijues, që në shpirtëroren e vet e kanë ndiesimin më të lartë shpirtëror.

Ajo është një “dritare e hapur” e mendjes. Andaj, këtë brengë sfiduese, do ta përjetojë krijuesi i mirëfilltë, nëse këtë kreativitet e përjeton me dhembjen më të lartë shpirtërore. Pra, në këtë dhembje, drithërohen (bashkohen) shpirti dhe mendja. Atëherë ky drithërim do ta japi kreativitetin më të lartë shpirtëror e ndiesor, që përherë do të bëjë dritë, me rrezatimet e larta përmbajtësore.

Dihet mirëfilli se procesi i lindjes së veprës artistike, pa dyshim është një proces i ndërlikuar dhe, kuptohet, tejët i vështirë. Dhe, çka është ajo forcë që nuk e lë artistin të qetë, por e detyron atë që të shprehë shqetësimin e vet shpirtëror?  Dhe, mu kjo vuajtje e brendshme shpirtërore e detyron krijuesin që të shprehet. Andaj, në çfarë niveli do të mendohet imazhi, ose më mirë me thënë; si do të zhvillohet ai në plotësinë e tij, rol të rëndësishëm, sigurisht, luajnë ndjenjat dhe gjendja emocionale e krijuesit.

Andaj, këtë brengë emocionale e ndiesore, do ta përjetojë gjithnjë, krijuesi i mirëfilltë, nëse e përjeton shpirtërisht. Dhe, nëse atë gjithmonë e ka  drithërimë të lartë prekëse.  Ndaj, mu për këtë, arti i bukur është një dritë e hapur e mendjes. E, nëse shpirti dhe mendja drithërohen (bashkohen), ato së bashku përherë do të bëjnë dritë. Dhe, sigurisht, nëse e ka ndjesinë e lartë shpirtërore.  Ky “kataklizëm shpirtëror” përherë ekziston në mendjen e krijuesit të mirëfilltë. Zatën, ky përjetim gjithherë vargnohet në ndiesin e tij shpirtërore, dhe mu për këtë, ato vepra jetojnë gjatë me bukurinë e lartë ndiesore dhe  me idealizmin e thuktë të rrëfimit përmbajtësor.

Kreativiteti i bukur gjithmonë do të mbetet  i bukur

Arti i bukur do të krijohet, gjithnjë, kur preket shpirti dhe ndiesohet mendja. S’do mend se arti i bukur, përherë do të mbetet i bukur dhe, vijimisht, ajo bukuri shpirtërore do të përciller nëpër kohë. Ajo është drithërima e hapur e mendjes. Dhe, të gjithë ata krijues, të cilët artin nuk e konsiderojnë si domosdoshmëri shpirtërore, që e fisnikëron mendjen, ata, gjithsesi, nuk do ta gjejnë atë thelbësoren  drithëruese, për ta shprehur në veprën e tij.  Andaj, ky sensibilizim i brendshëm, për ta shprehur imazhin e ri dhe mënyra për të arrirë gjer te ai, ndryshon te secili krijues.

Pa dyshim, secili krijues angazhohet për të krijuar diçka të re dhe të eci përpara në ecejakën e vet. Ai, mundohet që ta thotë atë që e ndien në shpirtëroren e vet e cila asnjëherë nuk e lë të qetë. Dhe, e thotë, ashtu si e ndien dhe si e përjeton. Ai, sigurisht, do të shprehet, kur është i disponuar dhe kur ekziston motivimi i brendshëm shpirtëror për të krijuar. Andaj, në çfarë niveli do të jetë vepra artistike, do të varet nga gjendja emocionale e krijuesit. Sigurisht, vepra e krijuar pa emocionalitet; do të jetë e mangët, e thatë dhe stereotipe, mbase, i mungon  ravijëzimi ndjesor i shprehjes përmbajtësore.

Zatën, përveç ndjenjes dhe emocionit, për zhvillimin e imazhit të ri, rol bukur të lartë luan edhe kujtesa. Andaj, kujtesa emocionale, është mbase, e nevojshme në çdo lloj arti. Në këtë drejtim, edhe piktori, gjithsesi, i ruan në kujtesë imazhet, të cilat i “thrret” kur i nevoiten në krijimtari. Në këtë krijimtari, domosdo, rol parësor, duhet të luan edhe esteika. Eshtë e ditur se estetika, është një botë e brendshme, e bashkuar dhe e sistemuar e mendjes dhe e shpirtit. Kjo, botë, sigurisht, duhet të përjetohet, të sistemohet dhe të shprehet me ndiesimin më të lartë artistik. Këtë, sigurisht, mund ta bëjnë vetëm krijuesit e mirëfilltë, të cilët e kanë brendinë e ravijëzuar dhe shpirtëroren e ndiesuar.

Stili si shprehje e individualitetit kreativ

Kreativiteti artistik i krijuesit, do të varet, nga stili dhe nga shprehja e tij në veprën artistike. Zatën, ky kreativitet, do ta bën krijuesin që të dallohet nga krijuesit e tjerë. Andaj, stili është një veti dhe një veçanti e artistit për ta shprehur kreativitetin e tij në shkallën më të lartë artistike. Kjo veçanti e artistit, e bën që të dallohet, në qasje dhe në paraqitjen e imazheve.

Dhe, kur i shikon veprat artistike, të piktorëve eminent botërorë, ato, sigurisht të përvetësojnë me shkallën më të lartë kreative. Veprat e tyre, kanë arritje fenomenale e kulmore. Imazhet e shprehura në këto vepra, janë plot porosi. Dhe, mu kjo porosi ndiesore, në esencë, e dallojnë njerin nga krijuesi tjetër. Kuptohet, këtë veçori kuptimore, e ka stili i shprehjes dhe ndiesimi individual i krijuesit. A thua, çka është ajo që një vepër e bën që të dallohet nga të tjerat? Dhe, cila është ajo specifikë që e dallon? E, në anën tjetër, çka është ajo specifikë, që të detyron ta shikosh atë vepër artistike?

Pra, janë disa nga pyetjet, që të shtjejnë të mendosh, para se veprën ta analizosh. Në historinë e artit pamor botëror, njihen shumë krijues të mirëfilltë. Megjithatë, për kreativitet të lartë ndiesor, do t’i veçoja; Leonardo, Pikasso, V.Gog, Renoar, Dali… Këta krijues në qasjen e rrëfimit sensitive, e paten idilin më të lartë të rrëfimit idealist. Megjithatë, edhe në artin pamor shqiptar e kosovar, me shprehje tejet ndiesore, u dalluan krijuesit; Buza, Paskali, Emra, Gjokaj, Berisha, Xhafaj… të cilët me veprat e tyre, mbetën sinonim të arteve pamore në përgjithësi.

Andaj, veprat e tyre të mirëfillta, gjithëherë, do të mbesin udhërrëfyes të denjë për gjeneratat e reja, për kreativitetin e lartë, ndiesor, sensitive, përmbajtësor, të një stili të veçantë, me rrëfim idealist dhe me një art të bukur, të cilat shëmbëllejnë bukur, jo  vetëm në një kohë, por, sigurisht, për të gjitha kohët. Në këto vepra është arti i bukur dhe, kjo bukuri rrezaton gjithnjë dhe në çdo kohë.

 

Lexo të radhës

Rrëfimi i aktores Luiza Xhuvani: Si e rrezikuam jetën në filmin “Flutura në kabinën time”Një kronikë historike mbi demonstratën në Podujevë më 27 nëntor 1968Piktura e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarëFJALË KYÇEBISLIM ALIUKULTURA

Shpërndaje në: