Appel me 5 qershor, prezanton iOS 11 (Foto)

Appel me 5 qershor, prezanton iOS 11 (Foto)

Apple i ka dërguar ftesat për media për hapjen e Konferencës Botërore të Zhvilluesve, WWDC 2017 – duke konfirmuar datën dhe kohën.

Ngjarja hapëse e konferencës së sivjetshme do të mbahet në McEnery Convention Center, në San Hoze të Kalifornisë.

Ajo do të fillojë të hënën, më 5 qershor, në orën 10 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Siç ka ndodhur në vitet e kaluara, Apple pritet që edhe këtë vit të prezantojë para mediave, zhvilluesve dhe entuzisastëve pamjet e para të versioneve të reja të sistemeve operative mobile dhe kompjuterike, iOS dhe macOS, që do të lëshohen në vjeshtë.

Teknologjitë e reja, me shumë prej të cilave zhvilluesit do të duhet të familjarizohen shumë shpejt, për t’i bërë gati aplikacionet e tyre për përditësimin e madh, shpesh paralajmërojnë se çfarë pajisjesh të reja mund të prezantohen në muajt e ardhshëm.

Këtë vit, të gjithë sytë do të përqendrohen tek iOS në veçanti, teksa iPhone 8 pritet të arrijë në shtator, me një dukje mjaft ndryshe nga modelet paraardhëse.

Përderisa ftesat e Apple për media zakonisht zgjojnë kureshtje falë dizajneve shumëngjyrëshe dhe sloganeve që i shtyjnë të gjithë t’i deshfirojnë, ftesat e këtij viti befasisht nuk ofrojnë shumë meterial për spekulime.

Të shpresojmë se kjo nuk është shenjë e gjërave që do të vijnë, teksa ngjarja hapëse e WWDC është një prej më të shumëpriturave nga Apple gjatë vitit.

Përderisa ditët pas hapjes janë shumë të rëndësishme për zhvilluesit, janë orët e para ato që tërheqin vëmendjen e mbarë botës.

Përveç iOS 11, në WWDC 2017 Apple pritet të prezantojë versionet e reja të macOS, watchOS dhe tvOS – ndërkaq sipas spekulimeve të fundit, Apple mund ta prezantojë edhe pajisjen e saj për ta rivalizuar Amazon Echo.

Pajisje zakonisht nuk prezantohen në WWDC, por Apple ka ditur të befasojë në të kaluarën, kështu që mund të ngjajë që gjiganti teknologjik të bëjë prapë befasi.

Shpërndaje në: