Pse lakmojnë gratë shtatzëna?
Rreth gjysma e grave në një raport në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar se gjatë shtatzënisë i merr malli për ndonjë ushqim të preferuar.
Por çfarë e shkakton një dëshirë të tillë? Hormonet?
Ndoshta pjesërisht, thotë Elizabeth Somer, autore e librit ‘Nutricioni për shtatzëni të shëndetshme’, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo shton se ndryshimi ekstrem i madh i hormoneve gjatë shtatzënisë, ka ndikim edhe në shije dhe aromë.
Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse gratë shtatzëna lakmojnë në ushqime.
Megjithatë, sipas Somer, askush ende nuk e di me siguri pse ndodh kjo.