Versioni më i ri i Mercedesit pick-up (Video)

Versioni më i ri i Mercedesit pick-up (Video)

Versioni i maskuar i Mercedes X është xhiruar gjatë testimit në Gjermani.

Modeli i ri bazohet në konceptin e klasës X, i cili është prezantuar në tetor të vitit 2016, në Suedi.

Automjeti me të cilin Mercedes hyn në segmentin e automobilave pick-up ndan mjaft komponentë me Nissan Navara, por me karakteristikën e modelit Premium.  Mercedes X standard do të pajisjet me motorin në boshtet e para, por si opsion do të jetë edhe motori 4×4. Motorizimi do të përbëhet nga agregati benzinë dhe turbo dizel me 4 dhe 6 cilindra.

Pritet që versioni i prodhimit të jetë i gatshëm për panairin vjeshtor të automobilave në Frankfurt, derisa klasa X në shitje pritet të arrijë deri në fund të këtij viti, ose fillimin e vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në: