Gruaja shtatzënë mbushet me njolla të çuditshme, zbulimi është shokues
Gjatë shtatzënisë nisi të mbushej me njolla të çuditshme në trup dhe zbuloi se ishte alergjike ndaj fetuesit që mbante në bark.
Summer Bostock, është një 29- vjeçare australiane, e cila zbuloi se kishte një reaksion të rëndë alergjik nga fëmija i saj, ende pa ardhur në jetë.
Fillimisht ajo u mbush me njolla të kuqe në bark, më pas në shpinë dhe në këmbë. Njollat ishin aq të sikletshme sa që i shkaktonin dhimbje dhe kruarje, ku vetëm që pas një sërë kontrollesh dhe analizash erdhi diagnoza.
Ajo vuante nga një patologji e rrallë PEP (post-exposure prophylaxis), e cila bënte që të ishte alergjike nga fëmija që kishte në bark, duke shkaktuar një sërë problemesh gjatë shtatzënisë, shkruan noa.al.
“Kruajtjet ishin kaq të shpeshta sa që nuk arrija të flija. Përdorja kremra të ndryshëm, por asgjë nuk më lehtësonte”, tregon ajo. Nëna e re shton se çdo simptomë u zhduk menjëherë pas lindjes.
Summer nuk arrin të japë ende një shpjegim mbi çfarë i ka ndodhur, ndërsa i vogli Izaiah i lindur në janar të vitit 2012, ishte i fundit pas dy vëllezërve të tjerë, ndërsa gjatë dy shtatzënive të para gruaja nuk kishte shfaqur asnjë problem./noa.al