Bark i fryrë apo kilogramë të tepërt? Ja diferenca!
Vera po afron pak nga pak dhe ndoshta shumica prej jush ka filluar të bëjë plane mbi pushimet. Por nëse ju nuk ndiheni mirë dhe komfort me trupin tuaj me shumë gjasa nuk do arrini t’i shijoni 100% këto pushime.
Ajo që të gjithë duam është të dukemi perfekt, por ka raste kur fryrja e barkut sa vjen e shtohet pavarësisht përpjekjeve të shumta për të pasur një bark të sheshtë.
Por për për dhënien fund të kësaj situate të pakëndshme vjen në ndihmë instruktori i njohur James Duigan, i cili ka zbuluar disa nga shkaktarët e fryrjes së barkut që sipas tij nuk kanë fare lidhje me kilogramët e tepërt.
Disa nga shkaktarët kryesorë janë: jeta sedentare, një dëshirë e vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira, teprimi me alkoolin si dhe konsumimi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe karbohidrate të përpunuara.
Rrugëzgjidhja ideale për problemin në fjalë është konsumimi i alkoolit në sasira të vogla.
Gjithashtu ndjekja e një diete të shëndetshme si dhe shmangia e ushqimeve të përpunuara dhe atyre me shumë yndyna dhe sheqer është një tjetër mënyrë efikase.
E mira është që të konsumoni vezë, mish pa dhjamë, perime dhe fruta, si dhe yndyra të shëndetshme, si avokado, fruta të thata dhe peshk. E rëndësishme njëkohësisht është gjetja e kohës për t’u stërvitur.
Por nuk duhet harruar se fryrja e barkut mund të vijë edhe si pasojë e stresit. Në këtë rast shkaktarët kryesorë janë anashkalimi i vakteve, konsumimi i disa kafeve në ditë si edhe stresi kronik (nivelet e larta të stresit).
Në këto kushte është e këshillueshme që të shkoni në shtrat më herët pasi shpeshherë është mungesa e gjumit ajo që ju vendos në gjendje stresi, ky i fundit më pas ndërpret prodhimin e leptinës, hormoni i cili rregullon oreksin dhe përmirëson metabolizmin.
Mundohuni të qetësoheni para se të flini duke praktikuar teknikat e frymëmarrjes si dhe të bëni një dush të ngrohtë.
Moskonsumimi i kafesë në mbrëmje mund t’ju vijë në ndihmë në këtë rast.
Nëse keni dëgjuar se ushtrimet fizike të tepruara ju bëjnë mirë për shëndetin e gjitha kjo nuk është aspak e vërtetë. Asnjëherë nuk duhet ta teproni me ushtrimet fizike, kjo është jetike për pasjen e një barku të sheshtë, sipas trajnerit.