Nga ky tip i femrave ikin të gjithë meshkujt
Shumica e meshkujve ikin menjëherë nga damat të cilat kanë nevojë vazhdimisht të jenë të shqetësuara.
FEMRAT më shumë dëshirojnë të bëjnë drama, në vend që të krijojnë kujtime dhe të zgjidhin problemet, theksojnë meshkujt, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi britanik në të cilin kanë marrë pjesë pjesëtarët e gjinisë mashkullore ka treguar që shumica menjëherë ikin nga damat të cilat kanë nevojë që vazhdimisht të jenë të shqetësuara.
Më shumë se 70 për qind e të intervistuarve konsideron që ky është karakter i femrave, derisa ata në vend të panikut gjithmonë e zgjedhin vendin konkret të zgjidhjes së problemeve.
– Meshkujt relativisht janë të thjeshtë, ndërkaq nëpër jetë kalojnë duke përdorur mendjen dhe logjikën. Kryesisht janë të qetë dhe nuk dëshirojnë të shpenzojnë kot energjinë.
Për ta thjesht nuk ka kuptim që të jenë vazhdimisht të shqetësuar, andaj shumë shpejt lodhen nga dramat të cilat ndodhin kur damat janë të shqetësuara, janë në panik dhe lejojnë emocionet që të eskalojnë.