Ford Raptor do të kthehet në makinë të vogël për gara (Foto)
Kompania britanike Noble, e njohur për makinat e garave është në bashkëpunim me Ford, që të përpunojë modelin Raptor.
Qëndrueshmëria, fuqia dhe struktura e fortë që ka kjo makinë, po tentohet të kthehet në veturë të vogël, e cila mund të arrijë shpejtësi të lartë, transmeton Telegrafi.
Materiali që e përbën pjesën e jashtme pritet të jetë shumë i lehtë, ndërsa do të trashëgojë shumë pjesë nga Ford.
Por, në fotografitë e publikuara, shihet në vende të ndryshme dhe jo vetëm pista garash, duke lënë të kuptohet se mund të jetë edhe për rrugë normale.