Mos e provoni ushqimin në të cilin ka qëndruar miza!
Më shumë se 60 për qind e pjesëmarrësve në një anketë kanë thënë se më parë do të iknin nga bubat.
Mirëpo, shkencëtarët tërheqin vërejtjen që rreziku i vërtetë pikërisht vjen nga mizat, sepse bartin dyfish më shumë baktere!
Megjithatë, edhe kjo nuk është më e keqja! – transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, mizat janë të prira të hallakasin nëpër jashtëqitje, bërllok dhe në kafshë të ngordhura.
Duke pasur parasysh që mund të hanë ushqimin të cilin e gjejnë në këto vende të tmerrshme përplot enzime të cilat i pështyjnë dhe pastaj i thithin.
Me fjalë të tjera, kur miza bie në pjatën tuaj, ajo pikërisht do të “pështyjë” në ushqimin të cilin jeni duke e ngrënë.
Veç kësaj, në trupin e saj, midis qimeve në këmbë, bart baktere dhe viruse të cilat do të mbeten në ushqim.
Dëme më të mëdha lidhur me mizën e zakonshme janë bezdia dhe dëmet indirekte të cilat mund të shkaktohen me bartjen e organizmave patogjene (viruseve, kërpudhave, baktereve, protozosë dhe nematodes).
Trupi i mizës është me qime dhe në to lehtë “kapet” dhe qëndrojnë papastërtia dhe mikroorganizma nga materialet nëpër të cilat mizat shkojnë dhe ushqehen”.
Sa për ilustrim, numri mesatar i baktereve të gjetura në trupin e mizës është 4 milionë, ndërkaq nga trakti i zorrëve janë izoluar 50 lloje bakteresh patogjene, 10 lloje protozoe të kuqe, 10 lloje krimba parazitë dhe disa lloje virusesh. /Telegrafi/