Lind fëmija me dyfishin e peshës normale
Një nënë nga Zelanda e re ka lindur një nga bebet më të mëdha që është parë në vend. Ai peshon plotë 7.4 kg dhe një gjatësi prej 57 cm.
Është afërsisht me dyfishin e peshës dhe 6 cm më shumë se një mesatare e një bebi të lindur në Australi, dhe do t’i duhet të veshë që në fillim veshje të një bebeje 6 muajshe.
Doktorët thonë se e prisnin që djali të peshonte afërsisht 6 kg, dhe përmasat e tij e bënin të vështirë që nëna të arrinte në fund të shtatzënisë.
Fëmija erdhi në jetë me lindje cezariane në Vellington Hospital të hënën, ndërkohë që doktorëve iu deshën tre orë për të administruar epidurialin.
Prindërit e tij thonë se janë të shokuar nga përmasat e djalit të tyre të shëndetshëm dhe të lumtur.