Bill Clinton me libër për të fshehtat e “Shtëpisë së bardhë”
Libri do të titullohet “Presidenti po mungon” dhe pritet të promovohet në vitin 2018.
Ish-presidenti i SHBA’ve, Bill Clinton është duke e shkruar librin e tij të ri në të cilin përfshihen histori të ndryshme që i kanë ndodhur atij në shtëpinë e bardhë.
Thuhet se Clinton është në bashkëpunim me shkrimtarin i cili ka shumë libra “best-seller” James Peterson, libri do të titullohet “President is Missing”-“Presidenti po mungon”. Gjithashtu pritet që të promovohet në vitin 2018.
Në libër thuhet se do të ketë histori nga ato më intriguese duke filluar nga politikat e brendshme të SHBA’ve e deri tek politikat ndërkombëtare dhe ngjarjet brenda shtëpisë së bardhë.
“Libri do të bazohet në punën time të cilën e kam bërë në shtëpinë e bardhë e cila ishte shumë zbavitëse” ka thënë Clinton./KultPlus.co