Vetura e nënvlerësuar Honda Civic, thyen një rekord shpejtësie (Video)

Vetura e nënvlerësuar Honda Civic, thyen një rekord shpejtësie (Video)

Ishte muaji Dhjetor i vitit 2016, kur Volkswagen, përmirësoi me 2 sekonda, rekordin e saj rreth pistës së Nürburgring me Golfin GTI Clubsport S.

Koha e vendosur ishte 7:47:19. Clubsport S, është një version i dedikuar për pistë i Golf.

Por sot, rreth 5 muaj më vonë, erdhi momenti që një nga veturat më të nënvlerësuara nga masa, të vërë një rekord të ri.

Bëhet fjalë për Honda-n e re Civic Type R 2017. Nën kofano gjendet motorri 2.0 liter VTEC Turbo, i aftë të prodhojë 320PS dhe 400Nm torque.

Ajo pësoi disa ndryshime nga modeli paraardhës i cili gjithashtu vendosi një rekord për makinat me rrotat e para aktive në Nürburgring, duke përfshirë një paketë të re aerodinamike që ndihmon vetura të jetë më e qëndrueshme në shpejtësi të mëdha, përcjell Indeksonline.

Gjithashtu, disa modifikime në kambion e saj manuale me 6 shpejtësi e ndihmojnë veturën të ketë përshpejtim më të mirë.Koha e vendosur, është 7:43:8, e cila e bën atë definitivisht veturën më të shpejtë të kategorisë së saj rreth Nürburgring.

Shpërndaje në: