Tash thuhet se iPhone i ri del në shitje në tetor
Raportimet për datën e lansimit të iPhonet të ri nga Apple po shtohen me të madhe.
Pak javë pasi u raportua se telefoni i ardhshëm do të lansohet pas afatit të zakonshëm, sipas “EDN”, telefoni do të publikohet në muajin e zakonshëm – shtator, dhe do të dalë në shitje në fund të tetorit.
Sipas raportimit, përkrahësit e Appleit janë gati për të nisur prodhimin e pjesëve të telefonit që nga qershori.
Në raportim theksohet se gjenerata e ardhshme e iPhonet pritet të vijë në tri madhësi të ndryshme, përfshirë një model që do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë.