Automobilat që premtojnë të bëhen klasikë të vlefshëm
Automobilat klasikë përfshijnë një sektor të veçantë të automobilizmit. Shumë klasikë ruhen për shumë vjet e në vende-vende edhe shiten në ankande me çmim shumë të lartë.
Shumë njerëz nuk e dinë nëse një automobil të vjetër që ata posedojnë, dikur në të ardhmen mund të vlejë shumë. Këtë dilemë e ka sqaruar “Auto-Express” që ka zgjedhur dhjetë automobila të krijuar vjet më parë, që janë nëpër rrugë sot, e që dikur do të kenë çmim të lartë nëse pronari vendos t’i shesë, shkruan Koha Ditore.
Dhjetë modelet e përzgjedhura janë me çmim të lirë, por që dikur do të kenë vlerë shumëfish më të madhe.