Montale: Të lutem përgjigjmu e dashur

Montale: Të lutem përgjigjmu e dashur

Një tjetër letër dashurie e Eugenio Montale-s për Irma Brandeis-in, një dashuri e vulosur nga malli dhe largësia e përhershme.

E shtrenja ime Irma,

Të lutem, ma largo këtë dyshim,

Ti e di që të dua, më shumë se më parë, por në ditë të tillë si kjo e sotmja, kur mbetem pa një kumt, me të ftohtë të madh, plot telashe e melankoli, nuk arrij të të shoh – e shkapetem në terr si lakuriq nate.

Të kam shpirt e nuk të shoh.

Je gjallë?

Ekziston?

Çfarë po na kurdis ky fat i poshtër?

S’është çështje besimi; te ti kam besim dhe bekuar qoftë dita që të takova.

Por ndiej dobësinë time, ndiej humnerën e mijëra miljeve, ndiej padrejtësinë e shortit.

Nuk di se në ç’trazime jam zhytur, dhe prapë më duhet ta shtyj për ca ditë letrën e gjatë që të detyrohem.

Por po s’po mora asnjë lajm tjetër prej teje, humbas në terr e pres… Dhe nuk guxoj të shkruaj…

Mos të të shkojë mendja kurrë për keq… dhe mos dysho kurrë.

1 dhjetor, 1933

Shpërndaje në: