Mushkonjat i duan njerëzit me këtë lloj të gjakut!

Mushkonjat i duan njerëzit me këtë lloj të gjakut!

Meqë ra fjala për gjak, a e dini se mushkonjat kanë një lloj të preferuar të gjakut? – transmeton Telegrafi.

85 për qind e njerëzve e lirojnë një kimikal të caktuar përmes lëkurës së tyre, të cilën mushkonjat e përdorin për ta kuptuar se çfarë lloji i gjakut gjendet nën lëkurë.

Tipi A i gjakut nuk është aq i preferueshëm për mushkonjat. Tipi B deri diku. Por, çfarë për tipin O të gjakut?

Në një studim të kontrolluar nga Journal of Medical Entomology, thuhet se mushkonjat dy herë më shpesh e thithin gjakun e tipit O sesa atë të tipit A

Por, përse?

Ndryshe nga ajo çka mendojnë njerëzit, mushkonjat nuk ushqehen kur i kafshojnë qeniet njerëzore. Në fakt, mushkonjat femra janë të vetmet të cilat e konsumojnë gjakun e njerëzve për shkak se u duhet për ta mirëmbajtur pjellorinë.

Tipi O i gjakut, për arsye ende të paqarta për hulumtuesit, u ndihmon atyre ta bëjnë punën e tyre më mirë sesa çdo tip tjetër.

Por, pavarësisht kësaj, personat me tipin O të gjakut janë më së paku të prirë të vdesin nga format më të zakonshme të malarias.  /Telegrafi/

Shpërndaje në: