LG ka arritur rekord të ri në tregun amerikan

LG ka arritur rekord të ri në tregun amerikan

Pjesëmarrja në tregun amerikan e LG Electronics ka arritur një rekord të ri, me 20 për qind të tregut në çerekun e parë të këtij viti, para lansimit të modelit G6.

Sipas Strategy Analytics, numri i lartë i përqindjes vjen nga popullariteti i telefonave premium dhe atyre me çmim më të lirë të LG.

Kompania koreano-jugore ka dërguar 7.3 milionë telefona në SHBA gjatë periudhës Janar-Mars, duke rritur përqindjen e tregut për 3 për qind, nga 17.1 sa kishte vitin e kaluar.

Firma analiste ka deklaruar se këto shifra të reja kanë shtyer LG edhe më larg se ZTE, që ka 6.7 për qind të tregut, dhe në të njejtën kohë, kanë ulur zbraztirën me Samsung Electronics, që gjendet në vend të dytë, me 24.6 për qind.

Në vend të parë vazhdon të jetë Apple, si lojëtari kryesor në SHBA. Kompania ka pjesëmarrje në treg prej 34.5 për qind dhe thuhet se ka shitur 12.6 milionë telefona për këtë periudhë.

Shpërndaje në: