Si ndikon uji i gazuar në trupin e njeriut?
Të interesuar shumë për hidratim të trupit madje duke kaluar dhe përtej ujit natyral.
Pra është edhe uji mineral të cilin shpesh e përdorni si zgjedhje freskuese por, sa e shëndetshme është ajo kuptojeni më poshtë:
Sipas një studimi, shuarja e etjes shpesh më e shijshme se sa me ujë natyral, uji i gazuar mund të jetë një alternative tejet freskuese. Karbonizimet dhe varietetet çojnë shumë njerëz që të marrin më shumë lëngje, duke përmirësuar hidratimin e tyre.
Uji i gazuar po ashtu mund të përdoret edhe për të humbur kaloritë në kombinim me pijet e tjera.
Megjithatë përkundër provave të mjaftueshme shkencore për të dëshmuar se uji i gazuar dëmton smaltin e dhëmbëve, apo kanë ndonjë efekt negativ në shëndetin e kockave, këtu asgjë nuk ka për t’u shqetësuar.
Disa dentistë tashmë rekomandojnë që të konsumohet uji i gazuar edhe për shkak të shëndetit oral pasi nuk ka përbërje sheqeri.
I gjithë problemi që mund të pësoni nga uji i gazuar, mund të vërehet tek fryerja e stomakut tuaj.
Kjo pasi sipas studimit, ajo dëshmon se ju keni tepruar paksa me pirjen e ujit të gazuar dhe kjo gjë nuk i konvenon aspak sistemit tuaj të tretjes.Posa vëreni pra fryerje të stomakut, është koha ta reduktoni ujin e tillë apo ta ndërprisni të tërin.