Roboti që mund t’ju ndihmoj nëse keni humbur ( Foto )

Roboti që mund t’ju ndihmoj nëse keni humbur ( Foto )

Një robot i tillë mund t’ju ndihmojë shumë shpejt në aeroport apo qendra tregtare.

Ai është i fundit në linjën e robotëve që është dizenjuar për të ndihmuar klientët. Një nga këto prototipe flet disa gjuhë dhe mund të kuptojë njerëzit dhe në vende me shumë zhurmë. Testimi po bëhet në aeroportin Haneda të Tokios dhe në disa qendra tregtare atje.

“Qëllimi është që të jetë një asistent, të dallojë njerëzit që mund të kenë humbur, tu tregoj atyre vendndodhjen, apo porta të ndryshme në aeroport. Së pari, ne po shohim për rastet ku njerëzit e shohin të nevojshëm.

Së dyti, ne po shohim për mënyrën se si njeriu të ndërveprojë me robotin, në gjuhën që përdorin dhe etiketimet në mjedise të ndryshme”, thotë Rachel Jones, projektuese e Hitachi.

Por çështja është se si do të ndiheshin njerëzit të flisnin me një robot. “Është çështje kulturash. Në Japoni, pranimi i teknologjisë është më pozitiv. Në Evropë dhe Britani kemi H. G. Wells.

Prandaj, një nga fokuset e robotit EMIEW3 është që të duket i pranueshëm dhe miqësor”, vijon Jones.

Shpërndaje në: