Parlamenti Evropian ndalon përdorimin e vajit të palmës, përbërësi kryesor i Nutellës
Parlamenti Evropian me anë të një rezolute ka ndaluar përdorimin e vajit të palmës, duke futur një skemë të certifikimit të këtij vaji në mënyrë që ai të hyjë në tregun e Bashkimit Evropian.
Rezoluta u miratua me 640 vota për, 18 kundër dhe 28 abstenime, transmeton lajmi.net
“Kjo është rezoluta e parë e parlamentit për këtë çështje. Por ne nuk mund ta injorojmë edhe problemin e shpyllëzimit e cila kërcënon marrëveshjen globale mbi ndryshimet klimatike dhe objektivat e zhvillimit të qërndrueshëm të OKB-së” ka thënë eurodeputetja Katerina Koncecna.
Eurodeputetët kanë theksuar se 46% e vajit të plamës të importuar nga BE-ja është përdorur për të prodhuar biokarburante, e cila kërkon përdorimin e rreth një milionë hektarë të tokave tropikale.
Ata i kanë bërë thirrje Komisionit që të marrë masa për heqjen nga përdorimi të vajrave bimore që dëmtojnë edhe shpyllëzimin, duke përfshirë edhe vajin e palmës, mundësisht deri në vitin 2020.
Zhurmë e madhe për përdorimin e këtij vaji u pati krijuar edhe në Kosovë, ku organizata e Qumështorëve kishte reaguar duke thënë se përdorimi i tij është i dëmshëm.