HTC U 11 vjen pa portin për dëgjuese
Në “cicërimën” e publikuar nga @LlabTooFeR, sugjerohet se HTC U 11 nuk do të ketë lidhjen 3.5 mm, por në vend të kësaj HTC do të ofrojë adapterin, transmeton KosovaPress.
Telefoni do të përdorë portin USB-C për mbushje dhe zë, ndërsa përdoruesve do t’iu ofrohet adapteri USB-C deri 3.5 mm nëse dëshirojnë edhe më tej të përdorin dëgjueset e tyre.
Në paketim do të gjenden edhe një palë dëgjuese, por ato do të përdorin portin USB-C, i ngjashëm sikur te telefonat HTC U Ultra. Në këtë mënyrë përdoruesit do të kenë opsione të mjaftueshme.
Telefoni i ri do të paraqitet më 16 maj dhe atëherë do të dimë të gjitha detajet.