Neser në Gjonaj të Hasit fillon festivali i folklorit burimor “Hasi jehon”

Neser në Gjonaj të Hasit fillon festivali i folklorit burimor “Hasi jehon”

Kryetari i ShKA “Malësori”, Haziz Hodaj para gazetarëve lokal në Prizren ka shpalosur programin e tri netëve të edicionit të 28 të Festivalit “Hasi jehon” i cili këtë vit mbahet me 4, 5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit.

“Jemi në prag të fillimit të festivalit “Hasi jehon”, për dallim nga vitet tjera, qw fillonte me 2 maj, këtë vit fillon me katër maj, të enjten” njoftoi Hodaj.

Sipas Hodajt pjesëmarrja këtë vit do të jetë edhe më e zgjeruar se vitet e kaluara. Marrin pjesë  Shoqëritë Kulturore Artistike që e kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare.

“Festivali Hasi jehon është një ngjarje  tashmë e vlerësuar nga ekspertët dhe nga njerëzit e fushës po edhe nga artdashësit” tha Hodaj i cili më tej shpalosi programin e tri netëve të festivalit duke njoftuar se do të ketë pjesëmarrje nga  Shqipëria, nga pjesa shqiptare e Malit të zi dhe Maqedonia, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Kosova.

Gjithashtu si edhe në vitet tjera programet më të kompletuara nderohen me çmimet tradicionale. Këtë vit në juri do të jenë: Dilaver Kryesiu, Sami Piraj dhe Hysen Dida.

Programi i natës së parë:

ShKA “Malësori”, Gjonaj (Hapja solemne)

Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)

ShSh “Dardania” – Boras (Suedi)

ShKA “Kqira” – Pukë

ShKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe

ShKA “Bresana” – Bresanë

ShKA “Shote Galica” – Drenas

 

Nata e dytë:

ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë

Qendra Kulturore “Besa” – Kavajë”

ShKA “Rexho Mulliqi” – Preshevë

ShKA Salih e Feriz Krasniqi – Malishëve

ShKA “Jonuz Ramadani” – Smirë (Viti)

ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë

 

Nata e tretë:

1.ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuzë)

2.ShKA “Katarina Josipi” – Zym

Ansambli “Prishtina” -. Prishtinë

AF “Mati” – Burrel (Mat)

Ansambli “Rugova” – Pejë

ShKA “Malësori” – Gjonaj (Mbyllja e Festivalit)

Shpërndaje në: