Si mund ta përdorni xhenxhëfilin për të rënë në peshë

Si mund ta përdorni xhenxhëfilin për të rënë në peshë

Xhenxhefil është një rrënjë e mirënjohur jo vetëm për shijen karakteristike por edhe për vetite e saj kuruese dhe përfitimet shëndetësore.

Një nga vetitë më të fuqishme të kësaj rrënje është që promovon rënien në peshë duke shkrirë yndyrën e akumuluar.

Sipas një studimi të botuar në Journal of the Science and Food of Agriculture në 2014, gingerol, një përbërës i gjetur në xhenxhefil, mund të nxisë procesin e humbjes së peshës, të përshpejtojë metabolizmin dhe të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe nivelet e leptinit. Për më tepër, xhenxhefili parandalon obezitetin, ul nivelin e kolesterolit të keq, nxit ngopjen dhe ndihmon në procesin e tretjes.

Këtu janë disa mënyra se si ju mund të përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj:

Përtypni pak xhenxhefil para se të hani. Kjo do të përshpejtojë metabolizmin, do të stimulojë tretjen, do të reduktojë prodhimin e kortizolit dhe do të nxisë energji.

Shtoni xhenxhefil në smoothin tuaj.

Përdorni xhenxhefilin si erëz.

Ju gjithashtu mund të konsumoni xhenxhefilin si çaj.

Kjo është receta e çajit dekosikues me limon dhe xhenxhefil për humbje peshe

Përbërësit:

2 inç (5 cm) rrënjë xhenxhefil

4 gota (1 L) ujë të filtruar

30 ml leng limoni organik

1-2 lugë mjaltë

Udhëzimet:

Së pari, zieni rrënjën e xhenxhefilit në ujë për 5 minuta dhe lëreni të ftohet. Më pas shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe eshte gati për t’u pirë

 

Shpërndaje në: