Kjo është fjala që heq menjëherë stresin

Kjo është fjala që heq menjëherë stresin

Ndoshta ju ka ndodhur që të keni pyetur ndonjë nga kolegët apo miqtë tuaj se si ndihen në punë dhe numri maksimal i përgjithshëm i përgjigjeve që keni marrë ka qenë dy.

E para ‘jam shumë i/e zënë’ dhe e dyta ‘jam shumë i/e stresuar’.

Por, ekspertët thonë se nëse ndiheni në presion, zgjedhja e fjalëve që përdorni mund ta përkeqësojë akoma dhe më shumë gjendjen.

Psikoterapisti Seth Sëirsky thotë: “Thjesht duke thënë se jeni të stresuar ju do të transferoni një kaskadë me kimikate në trupin tuaj, ndër to epinefrinën dhe kortizolin. Më pas neurotransmetuesit që ndodhen në trurin tuaj do ju bëjnë të ndiheni totalisht të stresuar.”

Zemra juaj fillon të rrahë shumë shpejt, frymëmarrja bëhet më e shpejtë, presioni i gjakut rritet edhe më shumë, dhe në këtë mënyrë ju nuk keni mundësi të mendoni drejt duke qenë se jeni të pushtuar nga frika dhe ankthi.

Fakti se në momentin kur ju shprehni sa të stresuar jeni dhe gjendja përkeqësohet, mund të duket si një ironi mizore, por lajmi i mirë është se ju mund t’i rregulloni gjërat thjesht duke gjetur mënyrën e duhur për të shprehur ndjenjat, apo duke shmangur një fjalë…

Në vend që të shpreheni direkt se jeni të stresuar, ekspertët rekomandojnë që të përpiqeni të mendoni duke i marrë gjërat me sportivitet. Për shembull mund të thoni: “Jam pak keq këtë javë, por e di se do ta arrij rezultatin në fund”.

Disa teknika të përmendura më poshtë do t’ju ndihmojnë të tejkaloni stresin, i cili jo pak herë ndikon në produktivitetin tuaj në punë. Fillimisht filloni duke marrë frymë thellë, më pas duke menduar pak më pozitivisht si dhe duke menduar mirë përgjigjet që jepni.

Shpërndaje në: