Këto gjëra duhet t’i hiqni menjëherë nga Facebook
Por me diçka kaq të fuqishme, duhet të jesh i kujdesshëm se si të merresh me të.
Facebook thotë që mbrojtja e privatësisë të përdoruesve është prioritet, prandaj ka pjesë të informacionit që do të ishte mirë që ta hiqni nga Facebook, si adresa e shtëpisë, apo ku keni shkuar në shkollë, shkruan indy100.
Një haker anonim ka treguar që këto informata mund të merren dhe përdoren lirshëm nga ata dhe kështu mund t’ju cënohet privatësia.
Këto janë 12 gjërat që do të donit ti hiqnit:
Ditëlindja
Ditëlindja juaj është një pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin tuaj dhe adresën, me të cilat njerëzit munden më lehtë të kenë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet personale.
Numri i telefonit
Më e mira nga kjo është të fitosh një admirues të sjellshëm. Më e keqja? Një ndjekës i cili të thërret pandërprerë.
Shumicën e “shokëve” të tu
Një studim i profesorit të psikologjisë Robin Dunbar ka thënë që njerëzit mund të mbajnë përafërsisht 150 marrëdhënie stabile. Largimi i njerëzve të panevojshëm mund të bëjë ndërveprimin me mediat sociale më të shëndetshëm.
Fotografi të anëtarit të ri apo fëmijë të familjes
Ata do të mund të mos donin ti shihnin ato foto kur të rriteshin dhe të shihnin vetën në foto të vjetra.
Kur një fëmijë i familjes suaj shkon në shkollë
Mund të jetë pre e ngacmimit seksual, pasi numri i pedofilëve është rritur vitet e fundit.
Shërbimi i vendndodhjes
Kjo është e mundur vetëm ne Android dhe iPhone. Por nëse e përdorni këtë, mund ti tregoni me lehtësi, ndokujt që dëshiron t’ju lëndojë, vendndodhjen tuaj.
Menaxherin tuaj
Ai mund të shohë çdo gjë që postoni apo shkruani, pra edhe kur ankoheni për punën apo edhe kur keni bërë ndonjë gënjeshtër.
Ndalo përdorimin e shtimit të lokacionit në postime
Duke bashkangjitur lokacionin kur je në shtëpi, jep edhe adresën tuaj të shtëpisë.
Kur dhe ku po shkon për pushime
Nëse tregon këtë, shumë lehtë mund të atakohesh nga hajdutët të cilët e dinë që shtëpinë e ke vetëm.
Statusin tuaj të lidhjes
Nëse dëshiron të festosh lidhjen e re mos e bëj në Facebook.
Lidhja mund edhe të dështojë, dhe të ndryshosh shpesh statusin prej “në lidhje” në “beqar” mund të të bëjë të ndihesh më keq se sa që je.
Detajet e kartelës së kreditit
Nuk është asnjëherë ide e mirë
Fotografi të biletës së udhëtimit
Të bësh foto të biletës është një mënyrë për tu mburrur për pushimet, por ky është një gabim. Kjo pasi kodi në këtë biletë është i veçantë për ju dhe mund të përdoret për të gjetur informacione të cilat ua keni dhënë kompanisë së fluturimit.