Dokumentari për jetën e fotografit që shërbeu në Kosovë, shpërblehet me çmim prestigjioz
Filmi dokumentar me titull “Hondros”, i cili tregon për jetën e fotografit të luftës Chris Hondros, ka fituar Çmimin e Audiencës në Festivalin e Filmit “Tribeca”.
Filmi “Hondros” tregon për në detaje përshkrimin e jetës së fotografit fitues të shumë çmimeve Chris Hondros. Ai kishte qenë edhe dëshmitar në luftën e Kosovës në vitin 1999 si fotograf lufte.
Hondros kishte vazhduar punën si fotograf lufte deri në vdekjen e tij në një sulm në Libi në vitin 2011, raporton Insajderi.
Filmi “Hondors” nga Greg Campbell dhe me producent Jake Gyllenhaal, Riva Marker dhe Jamie Lee Curtis, së bashku me çmimin e audiencës kishte marrë edhe 10,000 dollarë shpërblim.
Festivali i Filmit “Tribeca”, i cili mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara, për të 16 herë u mbajt nga 19 deri më 30 prill. /KultPlus.com