Takim letrar me Andrea Grill në Prishtinë

Takim letrar me Andrea Grill në Prishtinë

Shkrimtarja dhe përkthyesja e mirënjohur austriake Andrea Grill vjen më 8 maj në Prishtinë, ku do të zhvillojë një lexim dhe diskutim me të pasionuarit pas letërsisë.

Andrea Grill, do të qëndroj në rezidencën për shkrimtarë të Qendrës Multimedia “Prishtina nuk ka lum” ndërsa më datën 8 maj, nga ora 18:00 ajo do të lexojë nga krijimtaria e saj si dhe do të diskutojë me publikun dhe dashamirësit e letërsisë.

Andrea Grill ka lindur në Bad Ischl (Austri) dhe ka studiuar në Salzburg. Ajo ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Amsterdamit, ku ka specializuar evolucionin e fluturave endemike në Sardenjë. Ka jetuar në Tiranë Cagliari (Sardenjë) Neuchatel dhe Bolonjë, kurse tani ajo jeton në Vjenë.

Andrea Grill publikon tekste, tregime dhe romane, së fundi ka publikuar “Das Schone und das Notëendige” (E bukura dhe e nevojshme) dhe përkthen nga gjuha shqipe në flamishte./KultPlus.com

Shpërndaje në: