‘Home’ i regjisores More Raça, filmi më i mirë dramatik në Worldfest Houston

‘Home’ i regjisores More Raça, filmi më i mirë dramatik në Worldfest Houston

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të More Raçës, po vazhdon suksesshëm udhëtimin e tij nëpër festivale ndërkombëtare. Kësisoj filmi tashmë është shpallur si filmi më i mirë dramatik në Festivalin e Filmit Worldfest Houston, shkruan KultPlus.

Për këtë gjë ka njoftuar vetë regjisorja e filmit, More Raça e cila me këtë rast ka falënderuar të gjitha ata që janë pjesë e filmit.

“Home” won the Gold Award for Best Dramatic Short Film at Worlfest Houston! Congratulations to everyone who was part of the film!”, shkruan More Raça.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. “Home”, është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”./KultPlus.com

Shpërndaje në: