Cilat janë 5 përfitimet shëndetësore të bananes?

Cilat janë 5 përfitimet shëndetësore të bananes?

Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin.

Jo të gjithë e di se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë per të mbrojtur trupin nga radikalet e lira.

Bananet forcojne sistemin nervor dhe na ndihmojne të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6.

Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 19 gram sheqer dhe 1 gram proteina.

Më poshtë dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes

Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).

Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid) i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi që na bën të ndihemi të lumtur.

Një vakt ideal para palestrës.

Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kane reflukse të shpeshta mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.

Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara) pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).

Shpërndaje në: