Kjo është arsyeja pse keni fryrje dhe dhimbje gjoksi gjatë ciklit

Krahas tyre një tjetër shenjë e dukshme është fryrja dhe dhimbja e gjoksit.
Nëse përpara periodave gjoksi juaj është normal, në këto ditë të muajit ai fryhet shumë, dhemb dhe krijon një ndjesi bezdisjeje dhe sikleti të padurueshëm.
Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë menstruacioneve, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet.
Në gjysmën e parë të ciklit menstrual të gruas, nivelet e estrogjenit janë në rritje dhe shkaktojnë zgjerim të kanaleve të gjirit.
Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke bërë që gjoksi juaj të duket më i plotë dhe i rëndë.
Nga ana tjetër progesteroni shkakton bymim të gjëndrave të qumështit dhe si pasojë keni dhimbje të thithkave.
Çdo fryrje apo dhimbje është normale për sa kohë ato zhduken me ardhjen e periodave.
Në rast të kundërt, duhet t’i drejtoheni mjekut pasi mund të keni ndonjë cist, masë kancerogjene ose të jeni në fillim të ndonjë shtatzënie.