Piktura e famshme e Sisit shitet me këtë çmim marramendës
Sipas ”Dorotheum”, portreti i perandoreshës Elisabet të Austrisë hipur në një kalë në Possenhofen, ishte artikulli më i kërkuar në ankandin e pikturave të shekullit XIX.
Piktura e famshme e Sisit, e vitit 1853, të cilën perandoresha Elisabet e Austrisë ia dhuroi perandorit Franz Jozef, u shit të enjten për 1,5 milionë euro në shtëpinë e ankandit ”Dorotheum” të Vjenës.
Piktura e Carl Theodor von Piloty dhe Franz Adam u vlerësua nga 300-350 000 euro.
Sipas ”Dorotheum”, portreti i perandoreshës Elisabet të Austrisë hipur në një kalë në Possenhofen, ishte artikulli më i kërkuar në ankandin e pikturave të shekullit XIX.
Pavarësisht ndalimit të eksportit të pikturës, si rezultat i ruajtjes historike, çmimi rekord i pikturës u krye, shkruan atsh.
Piktura ishte një dhuratë Krishtlindjeje e perandoreshës Elisabet për burrin e saj të ardhshëm në vitin 1853.
Deri në vdekjen e perandorit në vitin 1916, piktura ka qëndruar varur mbi shtratin e tij, në pallatin ”Hofburg” të Vjenës.