A ndikojnë ushtrimet fizike në të mirë të trurit ?

A ndikojnë ushtrimet fizike në të mirë të trurit ?

Shumë hulumtime të ndryshme kanë përsëritur  faktin se ushtrimet fizike janë të mira për trurin dhe për trupin në përgjithësi.

Ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme dhe të shfaqjes së sëmundjes Alzejmer dhe mund ta zvogëlojnë plakjen e trurit për rreth 10 vite. Por tani hulumtimet e reja janë përqendruar të zbulojnë mënyrën se si saktësisht ushtrimet fizike e përmirësojnë shëndetin e trurit.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin zbuluar se ushtrimet aerobike i përmirësojnë funksionet kognitive të një personi, ndërsa ushtrimet me rezistencë e përmirësojnë memorien.

Por, normalisht nuk janë këto të vetmet përfitime që vijnë nga ushtrimet fizike.

Sidoqoftë, si i shkaktojnë ushtrimet fizike këto efekte fitimprurëse?

Në një studim të vogël – i cili nuk është publikuar ende – hulumtuesit, me ndihmën e ultrazërit, kishin studiuar 12 të rinj gjatë kohës që kishin qenë duke qëndruar ulur, duke ecur apo duke vrapuar. Hulumtuesit kishin parë se një rritje më e madhe e qarkullimit të gjakut kishte ndodhur kur meshkujt dhe femrat kishin qenë duke vrapuar, por edhe ecja kishte majftuar për të pasur efekte./Periskopi./

 

Shpërndaje në: