Në Indi, veturat elektrike në qarkullim nga viti 2030
Qeveria indiane po planifikon prodhimin e veturave elektrike.
Ata planifikojnë që këtë ta arrijnë nga viti 2030, dhe nëpërmjet saj ta promovojnë përdorimin e tyre dhe reduktimin e numrit të veturave me gaz, në kohën kur këto të fundit janë në përdorim të madh, dhe kur niveli i ndotjes është në rritje, në qytetet metropolitane si Mumbai dhe New Delhi.
Qeveria indiane thotë se një kalim nga veturat konvencionale me gaz tek ato elektrike do të ishte i mirëpritur.
Në të njëjtën kohë, ata thanë se do të ndërtojnë edhe infrastrukturën e duhur për veturat me sistem elektrik. /Periskopi/