Hulumtimet tregojnë se çfarë duhet të bëni që ta ruani trurin dhe zemrën

Hulumtimet tregojnë se çfarë duhet të bëni që ta ruani trurin dhe zemrën

Gjimnastika rrit fuqinë e trurit dhe parandalon problemet me zemër.

Kështu konstatoi kardiologia, Dr. Roberta Florido, ku ndër të tjera tha se gjimnastika përveç përfitimit të parandalimit të problemeve me zemër, ajo poashtu përmirëson depresionin, ulë shtypjen e gjakut dhe forcon muskujt.

Disa hulumtues të universitetit të Canberas në Australi analizuan 39 studime të mëhershme, ku me theks të veçantë u përqendruan në efektin që gjimnastika ka tek njerëzit mbi moshën 50 vjeçare.

Rezultatet treguan se aktiviteti fizik përmirëson të gjitha aftësitë mendore si memorien, vigjilencën dhe aftësinë për të përpunuar informacione në mënyrë të shpejtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: