Vaksina e parë kundër malarias në qarkullim nga viti 2018
Vaksina e parë në botë kundër malarias do të prezantohet në tre vende – Gana, Keni dhe Malavi, duke filluar nga viti 2018.
Vaksina RTS,S përgatitë sistemin imunitar që t’i zmbrapsë dhe sulmojë parazitët e sëmundjes së malarias, të cilat shkaktohen nga thumbimet e mushkonjave, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konstatuar se kjo vaksinë ka potencial të lartë të shpëtojë jetë dhjetëra mijëra jetë. /Periskopi/