5 shembuj si të shmangni dhimbjen e shpinës nga qëndrimi ulur në zyrë (Foto)
Qëndrimi ulur mund të duket komod për shumë persona, por kur ky zakon përsëritet çdo ditë kthehet në një rrezik të heshtur për shëndetin.
Një sondazh i fundit ka zbuluar se shumë nga ne kalojnë pothuajse tetë orë jetë sedentare, flasim për kohën e kaluar në punë, pa llogaritur kohën e kaluar në gjumë.
Qëndrojmë gjithë ditën të ulur në punë, më pas kthehemi në shtëpi dhe ulemi sërish përpara televizorit.
Këto lloje qëndrimesh të gjata dhe të pandërprera janë të lidhura me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje tumoresh. Të gjitha këto padyshim janë të lidhura me vdekshmërinë.
Në fotogalerinë e mëposhtme ju propozojmë disa modele si të qëndroni sa më të shëndetshëm në vendin e punës