Cell-1 produktet me formulë zvicerane për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme
Produktet Cell-1 janë të inspiruar nga natyra e peizazheve të Zvicrës. Si një përrallë, nga lulet dehëse alpine dhe fushat aromatike, të cilat janë sekreti për efikasitetin dhe përftimin e përbërësve të zgjedhur.
Helix aspersa Muller – kërmilli i kopshtit është banor i këtyre peizazheve përrallorë dhe kujdestari kryesor i sekreteve për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme që sigurojnë produktet Cell-1
Xheli
Cell-1 xheli përmban ekstraktin e jargës së kërmillit (Snail Secretion Filtrate) si dhe përbërësin ekskluziv THPE (Tetrahydroxy-propyl Ethylenedi-amine) i cili I jep lëkurës qëndrueshmëri dhe shkëlqim thuajse menjëherë.
Xheli transparent dhe jo i yndyrshëm i cili përshtatet me secilin tip të lëkurës, nuk ka efekte anësore, fal përbërësve natyral.
Rekomandohet për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës dhe trupit në rastin e : akneve, poreve të zmadhuara, rrudhat, njollave (hiperpigmentimi), Strijat apo plasaritjet e lëkurës, vragat dhe djegiet e lëkurës,
Cell-1 xheli është formula ideale për lëkurë të butë, të bukur dhe të pastër, për të gjitha gjeneratat.
Aplikohet në lëkurë të thatë e pastruar më parë, një herë ose dy herë në ditë, drejtpërdrejt në zonat e lëkurës me probleme ose në të gjithë fytyrën. Xheli absorbohet për dy minuta, më pas mund të aplikohet një krem hidratues apo pluhur.
Cell-1 xheli është i përshtatshëm edhe për të gjitha moshat e reja, redukton rrudhat, qetëson aknet e irrituara, jo i yndyrshëm dhe është bazë e mirë për produkte të tjera kozmetike.
Në lëkurat e thata, pas absorbimit të xhelit cell-1, rekomandohet aplikimi i një kremi hidratues siç është kremi për duart Cell-1.
Cell-1 xheli përshtatet shkëlqyeshëm, nuk ka efekte anësore, i përshtatshëm për fytyrën dhe trupin. Rekomandohet përdorim i përditshëm, dhe vetëm pas 4 javësh aknet, rrudhat, njollat, shenjat dhe strijat do të reduktohen dukshëm.
Për rezultate optimale ju rekomandojmë që trajtimin me Cell-1 xhel ta përdorni për minimum 3 muaj, mundësisht duke e kombinuar me Cell-1 kremin e duarve dhe losionin e trupit.
Kremi për duart
Cell-1 kremi për duart – një formulë e veçantë për duar të qeta, të buta dhe të përkujdesura mirë! Përveç ekstraktit të vlefshëm të jargës së kërmillit, përmban edhe ekstraktin e Edelweiss (Leontopodium alpinum) e cila njihet si perla e Alpeve Zvicerane. Kjo bimë malore rritet në lartësi të mëdha, mbi nivelin e detit, e testuar dhe e provuar për të mbrojtur lëkurën nga era e ftohtë dhe rrezatimi UV, duke e bërë atë rezistente ndaj ndikimeve negative të mjedisit. Cell-1 kremi është i përshtatshëm për trajtimin e duarve, fytyrës dhe trupit, i rikthen lëkurës pamjen rinore, freskinë dhe butësinë, mbron nga efektet e dëmshme të mjedisit dhe të rrezatimit diellor.
Këshillë
Për rezultate optimale rekomandohet që të përdoret duke u kombinuar me Cell-1-xhelin.
Pas pastrimit aplikohet Cell-1 xheli në fytyrë, në duar ose në trup, dhe më pas Cell-1 kremi i duarve.
Përbërësit aktiv
Ekstrakti i jargës së kërmilli – zbut duart, heq qelizat e vdekura, jep shkëlqim dhe heq njollat
Edelweiss, (Leontopodium Alpinum Water) – bimë Alpine, perla e bukur në formë ylli.
Burim i pasur i molekulave mbrojtëse (Vitaminat C dhe E), tanine me anti-inflamator dhe me efekt qetësues. Mbron kundër rrezatimit UV, rigjeneron dhe forcon qelizat e lëkurës.
Swiss garden cress (Lepidium sativum Dal Ekstrakt) – anti-plakje, ka efekt antioksidant, zbardh njollat e pleqërisë dhe i jep lëkurës shkëlqim.
Etilheksil metoksicinamate (etilheksil methoxycinnamate) – filter UVB dhe
Butil metoksidibenzoilmetan (Methoxydibenzoylmethane Butyl) – filter UVA
për të mbrojtur lëkurën nga efekti negativ i rrezatimit diellor
Locioni për trupin
Locioni Cell-1 për trupin ka teksturë të lehtë, aromë të mirë dhe i jep lëkurës ndjesinë e menjëhershme të butësisë dhe freskisë. Rigjeneron dhe gjallëron lëkurën, përmirëson elasticitetin falë ekstraktit origjinal të jargës së kërmillit.
Ekstrakti i jargës së kërmillit ridefinon lëkurën, heq qelizat e vdekura dhe e zbut atë. Stimulon rigjenerimin e indeve të dëmtuara, si në rastet e strijave, djegieve, prerjeve etj.
Centaury (Centarium Erythraea Extract) – qetëson lëkurën e ndjeshme, vepron si anti-inflamator, mbron fibrat elastine dhe acidin hialuronik nga degradimi.
Gentiana (Gentiana Lutea Root Extract) – ka efekt anti-inflamator dhe konstruktiv. I jep lëkurës butësi dhe freski.
Absint (Artemisia Absinthium Extract) – mbron nga radikalet e lira dhe zbut lëkurën.
Përbërësit aktiv
Trëndafili Alpin (Rhododendron Furrugineum Extract) – pasuron përbërësit aktiv anti-age, që mbrojnë lëkurën nga foto-plakja (dermatoleoza ) dhe forcon mekanizmat e saj mbrojtës.
Arnika (Arnica Montana Flower Extract) është një përbërës tradicional në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, shërimin e plagëve, trajtimin e lëndimeve të vogla, shenjave, etj.
Manteli i femrave (Alchemilla vulgaris) -një antioksidant, rigjeneron dhe zbut lëkurën e dëmtuar. Vepron si anti-inflamator dhe shpesh është përbërës i prodhimeve për trajtimin e akneve, është i dobishëm edhe në rastet e menopauzës dhe lëkurës së maturuar.
Aplikoni locionin pas një dushi dhe shijoni ndjesinë freskuese që i jep lëkurës.
*Artikull i sponzorizuar