Nuk do të besoni se çfarë kompjuterë do të prodhojë Facebook’u
Kompania Facebook ka lajmëruar se janë duke punuar për prodhime të kompjuterëve të cilët mund të komandohen me trurin e njeriut.
Kjo përfshinë prodhimin e një softueri që detekton “fjalime të heshtura” në trurin tonë, dhe i cili softuer iu mundëson njerëzve që të jenë në gjendje të shkruajnë deri në 100 fjalë në minutë.
Një nga anëtarët e Facebook, Regina Dugan, thotë se kjo teknologji e re, nuk do të thotë që domosdoshmërisht deshifron mendime të rastit, mirëpo ajo i deshifron ato mendime që ne i zgjedhim.
Në këtë projekt, në të cilin parashihet të prodhohen harduerë dhe softuerë, do të punojë një ekip prej 60 shkenctarëve dhe akademikëve.
Ndërkohë, Mark Zuckerberg shtoi :“Truri jonë ka kapacitet të prodhojë të dhëna të mjaftueshme për transmetimin e 4 filmave HD çdo sekond. Jemi duke punuar që ta prodhojmë një sistem që iu mundëson njerëzve të shkruajnë direkt nga truri, metodë që përafërsisht është pesë herë më e shpejtë se sa të shkruajmë në telefon. Do të kishte mjaftuar sikur të kishim mundësuar çoftë edhe një klikim nga truri për ‘po’ ose’jo’, për shkak se edhe vetëm kjo mundësi do të perceptohej si më natyrale. ”
Ai shton: “ky është vetëm fillimi i një teknologjie të re në rritje”./Periskopi