Shqipëria shënon Ditën e Monumenteve me moton: ” Unë kujdesem pë trashgiminë “
Me propozim të Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve dhe Siteve arkeologjike (ICOMOS) në vitin 1983, 18 Prilli u shpall nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike.
Këtë vit, motoja është “Unë kujdesem për trashëgiminë”. Vendi ynë në është i pasur me monumente, site arkeologjike dhe vendbanime historike që datojnë që nga prehistoria të cilat jo vetëm duhet të trashëgohen nga të rinjtë tanë por edhe mbrojtur dhe çuar më tej vlerat e tyre arkeologjike, historike, kulturore e më tej.
Tema e kësaj dite për vitin 2017 është “ Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi i Qëndrueshëm”.
Agjencia Telegrafike Shqiptare, bënë një punë të përditshme në prezantimin e vlerave kulturore, monumentale dhe historike të vendit.
Shpesh në faqet e kësaj Agjencie do të gjeni të dhëna për Monumentet e Kulturës, të Natyrës dhe të historisë, që prezantojnë historinë dhe vlerat e tyre.