Shenjat paralajmëruese të atakut kardiak

Shenjat paralajmëruese të atakut kardiak

Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas. Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë.

Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë, apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit.

Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur, apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje, apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes.

Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një, ose më shumë nga funksionet, si aftësinë për të kryer lëvizje, të folurit, pjesën vizuale, koordinimin, ekuilibrin, kujtesën dhe perceptimin. Megjithatë, ekzistojnë disa shenja që ju paralajmërojnë për një infarkt të mundshëm.

Shenjat paralajmëruese

Dobësi e papritur ose mpirje krahu, fytyre dhe këmbe në njërën anë të trupit

Vështirësi në të folur

Turbullim apo humbje të shikimit

Marramendje të pashpjegueshme, sidomos kur shoqërohet me ndonjë nga shenjat e mësipërme

Dizekuilibër ose rënie e papritur

Dhimbje koke (zakonisht e rëndë dhe e papritur)

Konfuzion.

Shpërndaje në: