Furnizuesit e Apple-t në Kinë përdorin energji të pastër

Furnizuesit e Apple-t në Kinë përdorin energji të pastër

Kompania Apple njoftoi se edhe 3 furnizues në Kinë Sunwoda, Compal dhe Biel do të përdorin 100 për qind energji të ripërtëritshme në prodhimin e artikujve Apple, deri në fund të vitit 2018. Ndërkohë 4 furnizuesis kryesorë në Kinë të Apple-t do të përdorin energji të pastër deri në fund të vitit të ardhshëm.

Vitet e fundit, Apple ka bërë përpjekje për përmirësimin e impaktit mjedisor në prodhimet e veta.

Zëvendësdrejtorja e Mjedisit, Politikave dhe Nismave Sociale i Apple-t, Lisa Jackson tha se aktualisht 96% e rrjetit global të kompanisë, përfshirë zyrat, dyqanet e shitjes dhe qendrat e të dhënave përdorin energjinë e pastër.

Ajo shtoi se Apple do të vazhdojë mbjelljen e pemëve dhe mbrojtjen e pyjeve në mbarë botën, për të përballuar rritjen e kërkesës për letër në paketimin e prodhimeve të saj.

Shpërndaje në: