Facebook gjen 30.000 llogari të rreme para zgjedhjeve në Francë
Kompania Facebook njoftoi të premten se ka gjetur 30.000 llogari të rrejshme të ndërlidhura me Francën, si pjesë e luftës ndërkombëtare kundër dezinformatave në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet.
Facebook në kumtesë bëri të ditur se kompania po tenton që të parandalojë përhapjen e materialit përmes “aktiviteteve jo autentike, sikurse spam, dezinformatave ose përmbajtjeve tjera, të cilat mund të shkaktojnë mashtrime”, të cilat më shpesh përhapen përmes llogarive të rreme, transmeton AP.