Sot kujtohen të vrarët në Mitrovicë, kërkohet dënim për Ivanoviqin

Më 14 prill të vitit 1999, 20 meshkuj u vranë tek rruga e “Kovaçëve” në Mitrovicë.
Familjarët e viktimave që nga fillimi për këtë masakër të kryer nga forcat serbe e kanë akuzuar edhe Oliver Ivanoviqin.
Sadije Hoti, njëra nga familjarët ka treguar se si është kryer kjo masakër atë kohë, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi qenë duke qëndruar në banesë – kanë ardhur forcat serbe dhe i kanë ndarë meshkujt nga femrat me arsyen për t’i legjitimuar”.
“Pas pak minutave janë dëgjuar krismat, kufomat aty kanë qëndruar 24 orë në rrugë”.
“Jam shumë e sigurt se aty ka qenë edhe Oliver Ivanoviq”.
Në këtë përkujtim ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili u ka thënë familjarëve që të mos rreshtin duken kërkuar drejtësi.
Oliver Ivanoviq në janar të 2016-ës ishte dënuar me nëntë vjet burgim.
I akuzuari për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999-2000 ishte shpallur fajtor për aktet kriminale të përfshira në aktakuzën e EULEX-it.
Pas ankesave të të akuzuarit, rasti i Ivanoviqit është kthyer në rigjykim.