9 produktet që rregullojnë metabolizmin

9 produktet që rregullojnë metabolizmin

Metabolizmi është një proces i drejtuar pjesërisht nga gjenetika, megjithatë mund ta përshpejtoni në mënyrë natyrale duke ngrënë shëndetshëm. Më poshtë do të gjeni 9 ushqimet të cilat rrisin fuqinë djegëse të kalorive në trup.

Të bardhat e vezëve

Të bardhat e vezëve janë të pasura në aminoacide që rregullojnë metabolizmin. Vezët përmbajnë gjithashtu proteina dhe vitaminë D.

Mishi pa dhjamë

Ai është i pasur në hekur; mungesa e këtij minerale mund të ngadalësojë metabolizmin. Konsumoni 3-4 racione në ditë me ushqime të pasur në hekur, si mish pule apo drithë.

Uji

Nëse jeni pak të hidratuar, metabolizmi do të fillojë të ngadalësohet. Në këtë rast pini pak ujë të ftohtë, pasi detyron të përdorë më shumë kalori për t’u ngrohur.

Specat e kuq djegës

Specat e kuq djegës përmbajnë përbërësin kaspaicin, i cili njihet për përshpejtimin e metabolizmit. Ekspertët sugjerojnë që të shtoni 1 lugë me speca të copëtuar në çdo vakt të ditës. Specat e kuq djegës janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C.

Kafe

Një studim i publikuar tek revista ‘Physiology & Behavior’ zbuloi se norma mesatare metabolike tek njerëzit që pini kafe me kafeinë ishte 16% më e lartë se ata që konsumonin pije të tjera.

Çaji jeshil

Ky lloj çaji përmban një përbërës i quajtur EGCG, që promovon djegien djegien e yndyrave, sugjerojnë studimet.

Qumësht

Studimet kanë treguar se konsumimi i kalciumit, që ka si burim kryesor qumështin, mund të ndihmojë trupin të metabolizojë yndyrën më mirë.

Drithërat

Drithërat ndihmojnë trupin të djegin më shumë dhjamë pasi kërkojnë më shumë kohë për t’u absorbuar se drithërat e përpunuara, si buka e bardhë dhe pasta. Ushqimet si orizi kaf apo bollguri janë gjithashtu të pasur në fibra.

Thjerrëzat

Gati 20% e grave kanë mungesë në hekur. Në këtë rast trupi nuk mund t’i djegë siç duhet kaloritë. Një kupë me thjerrëza siguron 35% të dozës së hekurit që ju nevojitet çdo ditë.

 

Shpërndaje në: