Zbulohen specifikat dhe data e lansimit të Audi Q8 SUV
Linja e Audi në modelet SUV është duke u rritur me një veturë të re të quajtur Audi Q8, i cili pritet të dalë në vitin 2018, ndërsa është zbuluar si koncept në panairin e veturave në Detroit 2017, transmeton koha.net.
Ky model i ri do të qëndrojë në mbi Q7 SUV, ndërsa do të rivalizojë modele si BMW X6, Mercedes GLE Coupe e Range Rover.
Kompania gjermane Audi ka konfirmuar se Q8 do ta prodhojë në fabrikën e saj në Bratislavë të Sllovakisë, së bashku me Q7.
Koncepti i tanishëm i Q8 i përngjan shumë Q7 të ri që do të thotë se është 5 metra i gjatë, por 40mm më i ulët se Q7.
Motorin Q8 do ta ketë 3.0 litërsh TFSI me benzinë në kombinim me një motor tjetër elektrik, e që së bashku prodhojnë 438 kuaj fuqi, transmeton koha.net.
Audi pohon se shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.4 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale 250 kilometra në orë, ndërsa ka tetë shpejtësi automatike, e katër rrotat aktive.