Kujdes! Aplikacionet e telefonave vjedhin të dhënat tona personale

Kujdes! Aplikacionet e telefonave vjedhin të dhënat tona personale

Aplikacionet e telefonave inteligjentë, Android përdorin dhe shkëmbejnë dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech. Ky është studimi i parë për “komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit”.

Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit “malware” dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve. Në lidhje më këtë të fundi, ata thonë se nuk janë të sigurt nëse kjo është bërë qëllimisht nga krijuesit e aplikacioneve.

Studimi përshkruan një skenar të rrjedhjes së informacionit, duke thënë, për shembull, se një aplikacion që shërben si elektrik dore mund të punojë me një aplikacion tjetër për të zbuluar informacione të përdoruesit, si listën e kontakteve apo vendndodhjen.

Ekipi i studiuesve në më shumë se tre vjet ka analizuar mbi 100.000 aplikacione nga Google Play, si dhe rreth 10.000 aplikacione të prekura nga viruse të llojit “malware”.

Shpërndaje në: